Befasia e zgjedhjeve në Kosovë, 21 komuna pa fitues! Kandidati i LDK nuk merr mandatin për 0.04% të votave

Zgjedhjet vendore në Kosovë kanë sjellë sërish surpriza. Rezultatet preliminare të shpallura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ishin befasia e këtyre zgjedhjeve lokale. Tanimë janë numëruar 99.80 përqind e votave.
Disa komuna fituan bindshëm, ndërsa të tjera shkuan në balotazh.
Kanditati LDK nuk fiton për 0.04% të votave
Komuna e Fushë Kosovës do të shkojë në balotazh pasi kandidati i LDK-së ka arritur të marrë 49,96% të votave të pamjaftueshme që ta fitojë komunën në raundin e parë.
Ad by Valueimpression
Burim Berishës së LDK-së i janë dashur vetëm edhe 0.04% të votave për ta përmbyllur garën. Në balotazh do të shkojë, Burim Berisha i LDK-së me Enver Bajçincën e Vetëvendosjes
Befasia
Nga të dhënat e deritanishme të KQZ-së në 17 komuna nxorën kandidatin fitues, ndërsa 21 komuna të tjera do të shkojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë.
Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Lista Serbe ka fituar nëntë komuna, Partia Demokratike e Kosovës(PDK) ka fituar pesë komuna, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dy komuna, kurse Lëvizja Vetëvendosje (LVV)nuk ka arritur fitore të qartë në asnjë komunë në raund të parë.
PDK fitoi Mitrovicën e Jugut, Ferizajn, Hanin e Elezit dhe Skenderajn.
LDK fitoi në Lipjan dhe Pejë.
AAK ka fituar në Deçan dhe Suharekë.
Ndërkaq, Lista Serbe ka fituar në Leposaviq, Mitrovicë të Veriut, Novobërdë, Shtërpcë, Zubin Potok, Zveçan, Graçanicë, Ranillug dhe Partesh.
Ndërsa në balotazh do të shkojnë 21 komuna.
Në Prishtinë në randuni e dytë gara do të jetë mes kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosjes(LVV), Arben Vitia dhe kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Përparim Rama.
Gjakova në balotazh shkon me kandidatin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini dhe kandidatja e Vetëvendosjes(LVV), Mimoza Kusari-Lila.
Balotazh shkon edhe Komuna e Gjilanit. Në garë janë kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje(LVV), Alban Hyseni dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri.
Edhe në Podujevë në garë do të jenë kandidatët e LDK-së dhe LVV-së.
Komuna tjera që do të shkojnë në balotazh janë; Dragashi (PDK-LDK), Klina (AAK-PDK), Kamenica (Partia Socialdemorate -LVV), Prizreni (LVV-PDK), Vitia (LDK-LVV), Vushtrria (PDK-LDK), Malisheva (Nisma-PDK), Juniku (AAK-LDK) dhe Mamusha (Partia Demokratike Turqve të Kosovës –KDTP dhe partia e Drejtësisë e Turqve të Kosovës – KATP), Gllogoci (PDK dhe Demokratët për Drenasin – DD), Kllokoti (Lista Serbe- Iniciativa qytetare Harmonia Popullore Serbe – GI SNS), Istog (LDK-AAK), Shtimja (PDK-LVV) dhe Rahoveci (AAK-LVV), Obiliqi (Iniciativa Qytetare për Obiliqin – IQO dhe LVV), Fushë Kosova (LDK-LVV), si dhe Kaçaniku (PDK-LVV).