Blinken priti Borrell, Kim: Sekretari theksoi nevojën për përparim në negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka komentuar takimin mes Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken dhe përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme e Çështje të Sigurisë, e njëkohësisht Nënpresident i Komisionit Evropian, Josep Borrell që u zhvilluar në Washington.

Në një postim në rrjetet sociale, Kim shkruan se Blinken theksoi nevojën për të ecur përpara në bisedimet e pranimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

“Sekretari amerikan i Shtetit Antony J.Blinken i shprehu përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme e Çështje të Sigurisë, e njëkohësisht Nënpresident i Komisionit Evropian, Josep Borrell vlerësimin për mbështetjen e vazhdueshme të BE-së për perspektivën evropiane të BB dhe angazhimin ndaj procesit të zgjerimit. Blinken theksoi nevojën për të ecur përpara në bisedimet e pranimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian,”- shkruan Kim.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT