“Brenda 48 orësh paraqesim planin e mbështetjes për situatën energjetike”, Ahmetaj: Do garantojmë mbrojtjen e qytetarëve dhe biznesit të vogël

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka folur sot në Kuvend për situatën energjetike në vend, si dhe i është përgjigjur akuzave të opozitës për pandeminë dhe ekonominë. Ai është shprehur se e gjithë bota ëhstë prekur nga kriza energjitike.

“Po, situata nuk është e thjeshtë me energjinë, ka prekur të gjithë botën. Në Britani, rritur çmimet për qytetarin me 18%, Itali me 40%, Spanjë me 47%.

Çfarë po ndodh këtu tek ne? Janë rritur gjë çmimet e energjisë këtu? Jo. Duroni 48 orë, do vijmë me një plan. Ju ftojmë ta mbështesni atë plan, është plan shumë i rëndësishëm. Nuk i thuhet shqiptarëve që ju u varfëruat ndërkohë që ekonomia falë punës së shumë njerëzve, qytetarëve, sipërmarrjes, rritet me 17 dhe 18%. Siç e theksova, brenda 48 orësh, ne do të marrim masa rregullatore që të garantojmë pikë së pari mbrojtjen e shtresave në nevojë, familjeve, sipërmarrjes së vogël që gjeneron punësim dhe e ka rikthyer punësimin në nivelet e para-krizës, dhe në të njëjtën kohë të garantojmë furnizim të pandërprerë të energjisë për ekonominë, qytetarët dhe sipërmarrjen”, u shpreh Zv.kryeministri.

Lidhur me akuzat e opozitës për menaxhimin e pandemisë dhe rritjen e varfërisë tek qytetarët, Ahmetaj citoi raportin e fundit te Bankës Botërore, i cili e ka vlerësuar Shqipërinë si vendin me rritjen më të lartë në rajon. Sipas të njëjtit raport, varfëria në Shqipëri ka ardhur drejt uljes nga 34% disa vite më parë, në 29% aktualisht.

“Sigurisht mund të flasësh për varfërinë me klithma populiste sa të duash. Nuk e shpëton. Sigurisht mund të shash sa të duash në këtë anë apo atë anë, nuk i shpëton të varfërit me ato. Përgjeshmëria e maxhorancës, e qeverisë, vendosmëria që ditën 1, blerja më parë se kushdo tjetër në rajon e vaksinave, solli atë që solli.

Janë 1 milionë e 700 mijë vaksina të kryera sot që kanë bërë të mundur të shpëtojnë jetë dhe deri në fund të vitit do vijnë 3 milionë vaksina, 3 milionë vaksina. Ka vende që akoma lypin në dyert e Europës vaksina. Ne i kemi dhe vazhdojmë të vaksinojmë çdo ditë.

50 mijë vende punë janë shpëtuar nga mbështetja që kemi dhënë. 183 mijë qytetarë, fytyra, njerëz, kryefamiljarë, që kanë përfituar. Sa kanë përfituar? Debat i hapur ngelet, përfituan pak, përfituan shumë, mund të kishin përfituar më shumë po të kishim më shumë, patjetër. 5% e PBB.”

Ahmetaj komentoi edhe planin me 7 pika të propozuar nga opozita për adresimin e situatës energjetike:

“Një plan serioz mendohet, nuk vjen 3 minuta pas deklarimit të Kryeministrit, se i bie që për 7 pika të keni kaluar vetëm 7 sekonda për t’i menduar. Ulja e TVSh  nuk shkon tek konsumatori, përkundrazi, e dëmton duke i hequr buxhetit instrumentet për t’u shërbyer të varfërve nëpërmjet ndihmës ekonomike apo të gjitha shërbimet që ne mundohemi t’u ofrojmë me ato mundësi që ka buxheti i Shqipërisë. Përfitimi shkon tek ata që ju pretendoni dhe i shani këtu si oligarkë,” shoi ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT