Dalin FOTOT e të 4 viktimave/ Kush janë turistët rusë që vdiqën në Qerret

KAVAJË – Dosja hetimore për vdekjen e 4 turistëve rusë mbrëmjen e së premtes në një hotel në plazhin e Qerretit në Kavajë është regjistruar si procedim pa emër për veprën penale të “Vrasjes”.
Ndërkohë mediat ruse kanë publikuar fotot e plota të familjes që humbi jetën në Shqipëri, në rrethana ende të pazbardhura plotësisht.
Familja ruse, prindërit dhe vajza, si dhe i fejuari i saj u gjetën pa jetë natën e së premtes në pishinën dimërore të hotel ”Gloria Palace” në zonën turistike të Qerretit.
Fillimisht u deklarua se të katërt u gjetën të asfiksuar brenda ambienteve të saunas.
Por trupat e viktimave u gjetën në pishinën dimërore të hotelit, pranë saunës.
Viktimat janë
Natalia Burenkova, 58 vjeçe,
Sergei Burenkova, 60 vjeç,
Nikita Belousov, 37 vjeç
Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe.
(Sergey Burenkov, 60 vjeç, gruaja Natalya Burenkova, 58 vjeç dhe vajza Katya Burenkova, 31)
(Sergey Burenkov, 60 vjeç dhe gruaja Natalya Burenkova, 58 vjeç)
(Katya Burenkova)
Gazeta SHQIP