Denoncimi i fortë i Luan Baçit: Qytetarët po paguajnë për certifikata false vaksinimi (VIDEO)

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi ka bërë dje një denoncim të fortë në parlament, ku sipas tij, qytetarët po paguajnë nën dorë për të siguruar certifikata false vaksinimi.

Sipas tij fenonemi është shtrirë në çdo qytet të vendit, por korrupsioni më galopant është në Fier. Deputeti demokrat tha se fillimisht paguheshin 100 euro nën dorë për të bërë vaksinën, ndërsa tani po paguhet edhe për certifikata false vaksinimi apo vaksinim të rremë. Përpara se të bëhet thirrje për vaksinimin e popullatës, deputeti tha se duhet të zgjidhen këto probleme.

“Por që të vaksinohen qytetarët duhet të dini një gjë. Kur ka filluar vaksinimi e keni filluar me 100 euro vaksinën, pagesë nën dorë, më pas 50 euro vaksinën dhe sot që flasim bashkë ka qytetarë që paguajnë për certifikate false të vaksinimit. Këto janë probleme shumë të rëndësishme, në çdo qytet. Në Fier, korrupsioni është galopant. Këto duhet të shikoni, pastaj bëni thirrje: Vaksinohuni! Vaksinohuni! Vaksinohuni!”, tha deputeti Luan Baçi./Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT