DETAJE nga DOSJA e SPAK/ Tenderi rreth 1 milion euro për RTSH Agro, si Thoma Gëllçi skualifikoi kompaninë që kishte ofruar 200 milionë lekë më pak se fituesi

Mbrëmjen e djeshme policia me urdhër të SPAK arrestoi ish-drejtorin e RTSH-së Thoma Gëllçi dhe 3 punonjës të këtij televizioni, Julian Tapia, Alban Malaveci, Ervin Muraj, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre për shkak të pabarazisë në tendera.

Bëhet fjalë për tenderin e blerjeve të pajisjve të kanalit RTSH Agro me vlerë prej limit 86. 908 550, 00 lekë (pa tvsh) në nëntor të vitit 2018.

Newsbomb disponon dosjen e plotë të SPAK për të akuzuarit, në të cilën thuhet se në tender morën pjesë 2 kompani:

Eurokontakt sh.p.k e cila ofroi vlerën 65.462.720 lekë dhe u skualifikua
TBS 96’’ sh.p.k që ofroi vlerën 84.963.000 lekë, e cila fitoi këtë tender
Siç shihet edhe më sipër, Gëllçi dhe 3 vartësit e tij zgjodhën fituese kompaninë që ofroi rreth 200 milionë lekë më shumë, duke “kursyer” vetëm 20 milionë lekë të vjetra nga fondi limit i vendosur.

Por si u skualifikua Eurokontakt sh.p.k?

Në dosjen e siguruar nga neësbomb, thuhet se kompania Eurokontakt ka kallëzuar mënyerën e zgjedhjes së fituesit, pasi i ka kërkuar kësaj kompanie dokumenta të panevojshme, të cilat janë bërë shkak për skualifikimin e kësaj kompanie.

Edhe pas ankesës që kjo kompani ka bërë, në të cilën akuzohet Komisioni i Vlerësimit të Ofertave të RTSH-së, i përbërë nga Julian Tapia, Alban Malaveci, Ervin Muraj, Komisioni i Prokurimit Publik vendosi që të mos e marrë parasysh.

Gjithashtu në dosjen e SPAK thuhet se Thoma Gëllçi ka hyrje-dalje të shpeshta nga territori i Shqipërisë, ndaj kjo e bën evidente rrezikun e ikjes së tij, pasi ka qenë në dijeni të hetimeve.

Për këtë arsye, SPAK vendosi që të arrestohet menjëherë ish-drejtori i RTSH-së dhe 3 punonjësit e këtij televizioni, në mënyrë që të shmangej një situaatë e padëshiruar për autoritetet.

Newsbomb disponon dosjen e plotë të SPAK, por nuk po e bëjmë publike deri në përfundimin e hetimeve:

222
333

Back to top button
LAJMET E FUNDIT