DETAJE/ Prej 3-4 ditësh e vdekur në banesë, viktima në Himarë nëna e Pirro Dhimës

Një 75-vjeçare është gjetur e pajetë në shtëpinë e saj në Himarë.
Trupi i saj ishte pranë kazanëve të rakisë. E moshuara është nëna e peshengritesit Pirro Dhima, atleti olimpik i peshëngritjes.
Trupi i pajetë i të moshuarës, u transportua në morgun e Sarandës për të mësuar edhe shkakun e vdekjes. Ajo dyshohet se ka vdekur 3-4 ditë më parë, pasi nga kqyrja paraprake, në trupin e saj janë parë shenja dekompozimi, por jo dhune.
49-vjeçari nga Himara ka fituar tre herë medalje ari (Barcelonë 1992, Atlantë 1996 dhe Sydney 2000) edhe një herë madalje bronzi Lojëra Olimpike të Athines më 2004, ndaj dhe konsiderohet atleti më i suksesshëm ne historinë e sportit grek.