“Do vritem unë për ty”/ Sërish deklarata “lufte” në takimin e Berishës, qytetari: Kam bërë burg…

Në “Foltoren” e Sali Berishës në Shkodër nuk munguan deklaratët për “vrasje”. Një qytetar, tepër i revoltuar, tha se kishte qarë si fëmijë, ditën kur dëgjoi lajmin se Sali Berisha është përjashtuar nga grupi i PD.
Qytetari i premtoi besnikëri ish-kryeministrit, për të cilin tha se ishte gati edhe “të vritet”.
“Kam qarë si fëmijë kur mora vesh se të ka përjashtuar. Mblidh Kuvendin Kombëtar edhe ta provojë Basha, a qëndron dot në seli të PD-së. Bëj be në fëmijët, do vritem unë për ty.
Kam bërë burg për këta maskarenj dhe për tradhtarin e kombit shqiptar, Lulzim Bashën. Jam ai personi që ke nxjerrë në statusin tënd. Nuk kam frikë, bërtas përditë poshtë Edi Rama, edhe po të më vrasin. Nuk kam frikë. Kam bërë burg në Shënkoll, por nuk i thonë Shenkoll, por Shëndreq”, tha qytetari.
Kujtojmë se pak ditë më parë, në takimin që zhvilloi në Durrës, një tjetër qytetar tha se ishte gati të merrte kallashin, ndërsa nxiti Berishën “t’i jepte gaz”./Gazeta SHQIP