Dorëheqja! Momenti kur Ardi Veliu largohet përfundimisht nga policia me “Range Rover” (Video)

Ardi Veliu do mbahet mend si kryepolici që shoqëroi me makinën e tij Escobarin e Ballkanit, Klement Balilin, si drejtorin që tentoi të shuante çdo protestë qytetare me gaz lotsjellës pamëshirë tek protestuesit e thjeshtë, si lodra e Ramës me një inteligjencë të diskutueshme për pozicionin që mbante.
Pas letrës epike “të dorëheqjes” me një drejtshkrim që linte për të dëshiruar, Veliu i ka liruar zyrën Gledis Nanos, që do e pasojë në postin e Drejtorit të Policisë së Shtetit.
Veliu sot është filmuar nga mediat duke u larguar nga ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit me një makinë tip “Range Rover”, e paqartë nën pronësinë e tij apo të PSH.
Video e marrë nga Fax: