E FUNDIT/ Tjetër tërmet në Dibër, tremben banorët. Sa ishte magnituda

Një tjetër lëkundje tërmeti u ndje pak më parë në zonën e Dibrës. Nga të dhënat paraprake mësohet se bëhet fjalë për një tërmet me magnitudë 3.1 të shkallës Rihter dhe thellësia 8 kilometra.
Një ditë më parë lëkundjet e forta të tërmetit u ndjenë edhe në Tiranë. Ministria e Mbrojtjes dha këtë informacion mbi pasojat e lëkundjeve të tërmetit në qarkun e Dibrës
16 banesa janë dëmtuar nga lëkundjet e tërmetit të ditës së sotme me epiqendër në qarkun e Dibrës.
Emergjencat Civile pranë Prefekturës së Dibrës, në bazë të informacioneve të marra nga grupet e punës në terren njoftojnë se nga tërmeti i orës 08:34 janë evidentuar deri më tani disa banesa të dëmtura pjesërisht dhe në strukturë si më poshtë:
1. 5 banesa në njësinë administrative Fushë-Bulqizë
2. 3 banesa në njësinë administrative Ostren
3. 3 banesa në njësinë administrative Gjoric
4. 1 banesë në njësinë administrative Shupenzë
5. 1 banesë në njësinë administrative Bulqizë
6. 1 banesë në njësinë administrative Zerqan
Puna po vijon për të identifikuar të gjitha pasojat.
Ndërsa nga lëkundjet e orës 12:23 me magnitudë 3.6 të shkallës Rihter me epiqender rreth njësisë Kastriot Dibër, nuk ka raportime për dëme në banesa, përveç 2 banesave të vjetra dhe të amortizuara, shoqëruar me çarje muresh.