“Edhe me b*thën e dreqit ulen”/ Ish ministri i LSI: A do pranonte Berisha të bisedonte me Ambasadën Amerikane?!

Ish-ministri i Drejtësisë i LSI, Ylli Manjani përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se Amerika  negocion me të gjithë kur i intereson.

Mirëpo ai ngre shqetësimin edhe për rastin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Sipas Manjanit në këtë rast është Berisha që nuk pranon të negociojë me Ambasadën Amerikane.

Postimi i plotë i Manjanit:

Forca e vërtetë e amerikanëve është se ata negociojnë me këdo. Edhe me ata që thonë nuk negociojnë, ata negociojnë. Mund të mos merren vesh, por ulen e bisedojnë.

Sa shembuj nga bota duhet të permendim që është kështu?!

Me bythën e dreqin ulen, bisedojnë e negociojnë. E bëjnë këtë gjë edhe kur në kor zyrtarisht përsërisin shprehjen “ne nuk negociojmë…” .

Mjafton të kenë një interes dhe negociojnë që çke me të.

Nuk e di si qëndron puna me rastin Berisha, por përshtypja ime është se a do pranonte Berisha të bisedojë me Ambasadën këtu?!

Kam idenë se jo..!

Ndoshta e kam gabim..!

Por Ambasada zyrtarisht atë që ka shprehur sot do thotë…/m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT