Eksperti i sigurisë: Çfarë mund të ketë shkaktuar vdekjen e 4 rusëve, pistat e mundshme

TIRANË – Prokuroria e regjistroi sot vdekjen e 4 turistëve rusë në resortin në Qerret të Kavajës si “vrasje”. Dy bashkëshortët, vajza e tyre e dhëndri u gjetën të vdekur në resortit “Gloria Palace” mbrëmjen e 15 Tetorit 2021, ndërsa ngjarja nuk është zbardhur ende.

Eksperti i Sigurisë, Ergys Muzhaqi i ftuar ditën e sotme në emisionin “Breaking” në Top News, tha se kjo ngjarje duhet të zbardhet sa më parë, pasi mund të ketë ndikim në imazhin e vendit.

Sipas tij, dy mund të jenë pistat e hetimit; helmimnga ushqimi ose nga pijet.

“Ajo që e lidh elementin janë katër persona që qendrojnë të gjithë bashkë. Ose është helmim nga ndonjë ushqim që e kanë konsumuar të gjithë bashkë, por edhe ndonjë pije. Nuk përjashtohet si pistë, pasi dihet se disa turistë janë përdorues alkooli.

Duhet një zbardhje e plotë e ngjarjes, pasi ka ndikim në opinionin publik për turizmin. Edhe pse mund të ketë ndikim të lehtë, nuk besoj se kjo do të ndikojë në fluksin e vizitorëve. Strukturat shtetërore duhet që t’i kushtojnë më shumë vëmendje ngjarjes.”, tha ai në Top News./Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT