“Ekzekutime mafioze dhe grupe grabitëse”, Berisha: Miq, Rama dhe Çuçi janë frymëzuesit kryesorë

Ish-kryeministri Sali Berisha reagon pas dy ngjarjeve të rënda kriminale të ndodhura së fundmi në vend.
Berisha thotë se rendi tashmë është në duart e “mafies së drogës dhe krimit”, ndërsa bën përgjegjës kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi, të cilët i quan si “frymëzuesit kryesorë të krimit dhe drogës”.
Reagimi i Berishës:
Rendi ne duart e mafies së drogës dhe krimit. Ekzekutime mafioze, grupe grabitëse dhe torturuese dhjetëshe bejnë ligjin, narko ministri i familjes në ahengje.
Miq, mbrëmë një grup mafjoz në Fier ekzekutoi me breshëheri kallashi në makinën e tij ne biznesmen dhe pak orë me vonë një bandë plaçkitëse prej 10 vetesh në Nikel hyri me forcë dhe i preu gishtërinjtë dhe e torturoi një biznesmen tjetër dhe i grabiti kasaforten. Duke denuar me ashpersine me te madhe te akte mafioze te bandave kriminale qe bejne sot ligjin ne vend denoj gjithashtu kreun e meduzes Edvin Kristaq Rama dhe narkoministrin e tij te familjes Çuçi si frymezues kryesor te krimit, droges ne narkoshtetin e Shqiperise. sb