Emërohen tre zv.ministra, ish-deputetja e PS merr postin te Turizmi

Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Vilma Bello është emëruar në postin e zv.ministres së Turizmit dhe Mjedisit.

Vendimi është marrë në mbledhjen e kësaj të mërkure të qeverisë, ku janë emëruar edhe dy zv.ministra të tjerë.

Përkatësisht, Enio Civici është emëruar zv.ministër i Bujqësisë dhe Denada Seferi zv.ministre e Shëndetësisë.

Ndërkohë, po në këtë mbledhje qeveria ka miratuar edhe dy projektligje për daljen në tregjet financiare ndërkombëtare për marrjen e të paktën 500 milionë eurove borxh.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT