Familja e Sali Berishës “Non-Grata”/ Yuri Kim tregon hapin e radhës në SHBA për listën e zezë

E gjithë familja e ish-kryeministrit Sali Berisha u shpall muaj më parë si person “Non-Grata” nga SHBA-ja. Ky ishte vendimi i marrë nga Departamenti Amerikan i Shtetit, i cili bëri publik atë menjëherë pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Sot, ambasadorja amerikane Yuri Kim, e cila ka qenë e prerë në zbatimin e këtij vendimi duke i kujtuar të PD-së që të shkëputet nga Berisha ka publikuar një tjetër vendim. DASH ka dërguar në kongresin amerikan raportin me listë e persona të përcaktuar si njerëz të futur në listën e zezë të SHBA-ve, duke iu refuzuar hyrja në SHBA.

“Departamenti i Shtetit i raporton Kongresit në lidhje me ata të përcaktuar për korrupsion të rëndësishëm”, shkruan Yuri Kim në rrjetet sociale.

Një ditë më parë Gazeta Shqip në një artikull të saj paralajmëroi se në listën e përpiluar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ishin edhe emrat e familjes Berisha, Sali, Lirie dhe dy fëmijët Shkëlzen e Argita.

Vendimi i DASH u shpall më 19 maj të këtij viti duke shpallur non-grata Sali Berishën dhe familjen e tij, kjo pasi akuzohen për korrupsion dhe shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.

Emri i Sali Berishës dhe familjarëve të tij është i listuar me të korruptuarit nga Bullgaria, Paraguai, Namibia dhe Guatemala.

Ishte vetë Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken që njoftoi muaj më parë se se ish-kryeministri Sali Berisha dhe familja e tij janë futur në listën e zezë nga SHBA.

Blinken doli me arsyetimin se korrupsioni i Sali Berishës minoi demokracinë shqiptare. Shpallja non-grata nga SHBA, solli edhe përjashtimin e tij nga grupi i PD, vendim i marrë nga kryetari Lulzim Basha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT