Federata reagon për rastin e Shaqirit, i ndalohet hyrja përjetësisht në stadiumet zvicerane

Tifozit që ia vendosi xhaketën Xherdan Shaqirit i ndalohet hyrja përjetësisht në stadiumet zvicerane
Sunday, 10 October 2021 – 18:40albinfo.ch
Rasti kur një tifoz ia vendosi xhaketën me emblemë të UÇK-së futbollistit shqiptar, Xherdan Shaqiri, ka bërë bujë në mediat zvicerane.
Ato e quajtën organizatë terroriste, edhe pse disa prej tyre e ndryshuan më vonë, shkruan albinfo.ch.
Për këtë ka reaguar edhe Federata Zvicerane në Twitter.
“Është e papranueshme që personat keqpërdorin stadiumet e futbollit, e në këtë rast edhe intervistën e një futbollisti pas ndeshjes për propagandë politike. Xherdan Shaqiri reagoi në mënyrë shembullore, qëndroi i qetë dhe nuk u përgjigj”, ka njoftuar Federata e Zvicrës.
Personi fajtor u mor në pyetje nga Policia dhe atij i është vendosur një ndalim i hyrjes në stadiume.