‘Fermat’ e Bitcoin/ Si po vidhet energjia elektrike në masë për prodhimin e tyre, flasin eskpertët

Në Zona Zero në Top News, pasditen e sotme u fol për termin e përdorur sëfundmi “Fermat e Bitcoin”.

Ekspertët në studio thanë se energjia elektrike e shpenzuar në sasi të mëdha për prodhimin e Bitcoin po nxjerr zbuluar të gjithë ata që e prodhojnë në mënyrë të paligjshme.

“Vidhet energjia elektrike, dhe fitimi është kolosal, nëse nuk përdoret energjia, fitimi është i ulët.

Bitcoin nuk është ilegal, por mënyra se si prodhohet në Shqipëri dhe Kosovë është ilegale.

Për të prodhuar një Bitcoin, është në varësi të pajisjes. Mesatarisht, në linja të përgjithshme, 1 dollarë investime në pajisje, të sjell 5 dollarë.

Shumica e njerëzve blejnë kur është shumë lart, nëse je i ri dhe do të futesh në investime, kur bëhet fjalë për stoqe të ndryshme, ata i marrin kur çmimi është shumë lart, që është momenti më i gabuar për t’u futur dhe prandaj humbin. Ndërsa kur ato bien, të gjithë heqin dorë.

Në gjithë botën, përdorimi i energjisë elektrike për prodhimin e BitCoin është shumë i madh, aq shumë sa do barazohej me gjithë energjinë që shpenzon shteti i Finlandës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT