Fikja e dritave në komisionin e ligjeve “show” i radhës, apo krizë energjitike?!

TIRANË- Ditën e sotme në komisionin e ligjeve ku po diskutohej për energjinë elektrike ndodhi “show” ose rastësia e radhës. Ironia e kësaj ishte se në komision po raportonin kreu i OSHEE Ardian Çela, ministrja dhe zëvendës ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë.

Fikja e dritave në komisionin e ligjeve

Por këtë incident deputetët dhe krerë e institucioneve e kaluan në formë batutash. “Edhe aeroplani bie, edhe avioni bie, megjithatë shoh që mikrofoni është i ndezur, duhet parë çelësi i brendshëm”, tha Çela. Situata absurde shkaktoi të qeshura mes deputetëve të maxhorancës dhe opozitës.

Fikja e dritave në komisionin e ligjeve

Një situatë e pakëndshme ndodhi gjatë komisionit parlamentar të Ekonomisë kur u fikën dritat. Ministrja Balluku debatoi ashpër me deputetin e PD-së Arbi Agalliu i cili po përpiqej ti bënte foto.

Pjesë nga debati

Belinda Balluku: Nuk është etike çfarë po bën!

Arbi Agalliu: Fare etikën mos ma përmend mua.

Belinda Balluku: Ne kemi ardhur në komision për të folur për çështje konkrete dhe profesionale. Nëse ti ke ardhur të bësh foto kjo është tjetër.

Arbi Agalliu: Nëse ke frikë nga fotot është problemi juaj…

Belinda Balluku: Po ç’frikë nga fotot, unë dal dhe mirë në foto mos ma qaj hallin mua.

Arbi Agalliu: Është turp…

Belinda Balluku: Jo është turp, mungesë etike nga ana jote.

Kur në Shqipëri po flitet për krizë energjitike dhe në komision, raportonte kreu i OSHEE-s dhe zv ministri i energjisë duket e rastësishme dhe fikja e dritave.

Fikja e dritave në komisionin e ligjeve

Nuk dihet nëse ishte show nga institucionet të urdhëruar nga drejtuesit e PIAR-it të qeverisë, për të paralajmëruar se kriza po vjen.

Fikja e dritave në komisionin e ligjeve

Sipas OSHEE, fajin e kishte një shkëndijë elektrike, që kishte ndodhur në ndërtesat që janë paranë kuvendit
“Për shkak të shkëndijës elektrike (duke shkaktuar zjarr), në kabinën private në pronësi të Kullave Binjake, OSHEE stakoi linjën që furnizon zonën përreth për masë sigurie. Ndërkohë, manovruam duke rikthyer energjinë për zonën përmes linjës së dytë” thuhet në njoftimin e OSHEE-së./Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT