“Furnizimi me ujë 24 orë lidhet me satelitët”! Kush është “pushtuesi” i hapësirës për të cilin foli kryeministri Rama

I pyetur nga gazetarët lidhur se cila është prioritarë, sigurimi i furnizimit me ujë 24 orë apo satelitët në hapësirë, Rama tha se këto dy gjëra janë të lidhur
Pas mbledhjes së kryesisë së PS-së, ai u shpreh për mediat se përmes satelitëve dhe dronëve do të kemi një kontroll mbi lumenjtë e vendit dhe do të identifikojmë çdo ndërhyrje mbi ta dhe shtretërit e tyre
Pyetje: Kush do të jetë më prioritarë ujë 24 orë apo satelitët?
Rama: Po sikur tu them unë se uji 24 orë lidhet edhe me satelitët, çfarë do të më thoni ju? Të gjitha bashkë. Meqë nuk kemi ujë 24 orë në gjithë territorin, kjo nuk do të thotë se nuk duhet ta kontrollojmë territorin, kjo është e gabuar. Përmes satelitëve dhe dronëve do të kemi një kontroll mbi lumenjtë e vendit dhe do të identifikojmë çdo ndërhyrje mbi ta dhe shtretërit e tyre.
Ashtu sikurse do të kemi një kontroll mbi mjedisin në kohë reale, për çdo cenim për sa i përket grumbullimeve ilegale të mbetjeve apo të prerjes së pyjeve. Këto janë të lidhura bashkë. Nuk është se do të çojmë satelitë në Mars. Ne na duhen sy inteligjentë të një kapaciteti që i kalon ato njerëzore për të pasur informacion në kohë reale.
Në botë 10 vendet kryesore që po dominojnë industrinë satelitore janë SHBA, Kina, Rusia, Britania e Madhe, Japonia, India, Agjencia Evropiane e Hapësirës, Kanadaja, Gjermania dhe Luksemburgu. Sipas Kryeministrit Rama ne do jemi shtti i parë në rajon që do i bashkohemi pushtuesve të hapësirës.
Kryeministri rama tha se përmes satelitëve dhe dronëve do të kemi një kontroll mbi lumenjtë e vendit dhe do të identifikojmë çdo ndërhyrje mbi ta dhe shtretërit e tyre. Me një kërkim të thjesht në google vumë re se ka satelitë me ujë, ai është sateliti i Jupiterit.
Ka një nga sipërfaqet më të sheshta në sistemin diellor. Kjo ndodh sepse i gjithë sateliti është një oqean i vazhdueshëm uji nën një shtresë akulli. Por ky ujë ekziston vetëm për shkak të ngrohjes së baticës të Jupiterit. Ky oqean ka 2-3 herë më shumë ujë sesa në Tokë. Nuk dihet ende nëse kreyeministri Rama e kishte fjalën për këtë./Gazeta Shqip
Satelit me shumë ujë