Gjikondi: Basha ka dy vila e sulmon oligarkët. Qafoku: Komunikimi i tij lë për të dëshiruar

Analisti Roland Qafoku në emisionin “Breaking” e ka cilësuar Bashën si një kopje të shëmtuar të Berishës, sa i përket mënyrës së komunikimit dhe se për këtë i jep të drejtë Ramës sa i përket këtyre cilësimeve.

“Basha lë për të dëshiruar për sa i përket komunikimit dhe se e shoh me probleme situatën në PD, ku gjykata mund të vendosë për Kuvendin e PD-së”, tha Qafoku. Ndërsa Gjikondi u shpreh se nuk mund të hiqet Basha se sikur Berisha nuk ekziston dhe së shpejti do të kemi një përballje mes tyre.

Sa i përket sulmeve të përfaqësuesit të biznesit, Gjikondi u shpreh se “Basha sulmon të ashtuquajturit oligarkë në një kohë që ka dy vila për vete”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT