Gledis Nano mbledh shefat e komisariateve të Tiranës, zbulohet mesazhi i prerë i kreut të Policisë

TIRANË – Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka mbledhur gjatë mbrëmjes në një takim drejtorin e ri të Policisë Tiranë, Lorenc Panganika dhe shefat e rinj të komisariateve.

Mësohet se Nano ka kërkuar rritjen e kontrollit të territorit përgjatë 48 orëve në vijim edhe për shkak të festës së Halloween-it.

Nano ka porositur drejtuesit e komisariateve për luftën kundër krimit, përkushtimin në zbardhjen e ngjarjeve kriminale, luftën kundër drogës dhe armëve pa leje.

Si çështje me prioritet sipas tij është edhe zbulimi i pikave të Bitcoin e zhvillimin e lojërave të paligjshme të fatit, duke kërkur nga ata që të japin rezultate konktrete në këto fusha.

Ky takim vjen vetëm pak ditë pas rrokadës në policinë e kryeqytetit, ku ruajtën funksionet e tyre të pandryshuara vetëm shefi i komisariatit nr 6 dhe ai i Vorës.

NDRYSHIMET NË POLICINË TIRANË:

1. Emërimin e Drejtues i Parë, Lorenc Panganika, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

2. Bujar Mehmeti – Komisariati nr. 1

3. Edmond Pjetri – Komisariati nr. 2

4. Altin Lila – Komisariati nr. 3

5. Petrit Halo – Komisariati nr. 4

6. Oliger Torba – Komisariati nr. 5

7. Sali Skura – Komisariati Shijak

8. Emiljano Pashaj – Komisariati Kavajë

9. Agim Hoxha – Specialist në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit

10. Edmond Meshini – Specialist në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit

11. Julian Qyta – Shef i Seksionit të Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Tiranë

Back to top button
LAJMET E FUNDIT