Hapet sot në mesnatë një tjetër segment i Unazës së Madhe, i aksesueshëm për të gjitha automjetet

Sot hapet një tjetër segment i Unazës së Madhe të Tiranës. Duke nisur nga mesnata e sotme, segmenti nga Mbikalimi i Farkës deri tek Materniteti i ri do të jetë i aksesueshëm për të gjitha automjetet.

Për të inspektuar punimet e realizuara ishte e pranishme edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila nënvizoi se po punohet me ritme të larta në lotet e tjera të kësaj vepre të rëndësishme për kryeqytetin.

‘Hapet për qarkullimin e automjeteve një tjetër segment i Unazës së Madhe të Tiranës. Duke nisur nga mesnata e sotme, segmenti që nis nga Mbikalimi i Farkës deri tek Materniteti i Ri do të jetë i aksesueshëm për të gjitha drejtuesit e automjeteve duke lehtësuar në këtë mënyrë lëvizjen në këtë zonë të kryeqytetit.’– njofton ministria.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT