Ilir Meta mesazh Pirro Dhimës: Ngushëllime të sinqerta familjes Dhima, e ndjera mund të jetonte kudo, por zgjodhi Himarën e mrekullueshme

Presidenti Ilir Meta i ka shprehur ngushëllimet kampionit olimpik të peshëngritjes, Pirro Dhima, për humbjen e nënës së tij.
Meta shkruan se e ndjera mund të jetonte kudo, por zgjodhi të jetojë në Himarën e mrekullueshme.
“Sapo i shpreha ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e nënës së tij, superkampionit olimpik Pirro Dhima dhe nëpërmjet tij, të gjithë familjes së dashur Dhima. Edhe pse mund të jetonte kudo, e ndjera Lefteri Dhima, zgjodhi të jetojë në Himarën e mrekullueshme ku lutem, që shpirti i saj të prehet në paqe”, shkruan Meta.
(1/2) Sapo i shpreha ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e nënës së tij, superkampionit olimpik Pirro Dhima dhe nëpërmjet tij, të gjithë familjes së dashur Dhima. pic.twitter.com/4m1Vj3Ahvp
— Ilir Meta (@ilirmetazyrtar) October 2, 2021