“Jam mësuar me protesta” / Rama: Jam i qetë përballë tyre

Kryeministri Edi Rama tha se është i qetë përballë protestave kundër rritjes së ëmimeve, përfshirë këtu edhe për rritjen e ëmimit të energjisë elektrike.
“Jam i hapur dhe jam i qetë. Unë jam mësuar me protesta. I kam pasur lajtmotiv gjatë rrugës time si Kryeministër. I kam pasur poshtë dritares gjithë kohës”, deklaroi Kryeministri gjatë një interviste në Zonë e Lirë.
Rama nuk premtoi, por në këtë fazë tha se nuk ka asnjë arsye se përse të ketë kufizime të energjisë elektrike.
“Nuk ka arsye që të ikin dritat. Ndërprerjet aktuale janë për arsye defektesh ka pasur”, tha ai.
Rama u shpreh se sot ëmimi për Shqipërinë është katërfishuar.
Kryeministri deklaroi se qeveria po mendon një zgjidhje afatgjatë. Ai përjashtoi mundësinë e marrjes së borxhit, të paktën për momentin.
“Nuk duam që të adresojmë problemin sa të hedhim lumin, kjo është sfida jonë. mund ta zgjidhnim kështu, por do të bënim një autogol të mundshëm sepse mund të zgjatet kriza dhe mund të na duhen përsëri”, tha Rama.