“Kafen e ujin ua paguan kryetarja”! Zbuten tonet mes opozitës e mazhorancës! Kodheli: Dikur gjuanim njëri-tjetrin me shishe

Përveç diskutimeve mes opozitës edhe mazhorancës, Komisioni i Jashtëm është shoqëruar edhe me nota humori e ironie.

Ishte kryetarja e komisionit, Mimi Kodheli e cila ka shkaktuar të qeshura në sallë, pasi tha se kafet e deputetëve dhe ujin do e paguante ajo me rast mirëseardhje.

Madje ajo nuk e kurseu ironinë, duke kujtuar se dikur i gjuanin me shishe njëri-tjetrit në mbledhjet e komisioneve.

“Nëse nuk e keni konsumuar kafen, jeni të lirë të shkoni. Ka ujë dhe kafe se paguan parlamenti, kryetarja për mirëseardhjen, ndaj mendohuni mirë. Pastaj kemi ca sekretarë që thonë; Kafet para mbledhjes se nuk na lejohen. Nuk lejohen për arsye sigurie që mos të kishim shishe, pasi dikur i gjuanim njëri-tjetrin. Që ta dini se është gjithmonë kështu, pasi nuk është.”, tha Kodheli.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT