“Kam bërë burg….”/ Qytetari emocionohet para Berishës: Erdha nga Gjermania për ty

LEZHË – Një i ri, aktivist i PD-së, deklaroi në “Foltoren” e Sali Berishës në Lezhë se ka bërë burg për partinë, por Lulzim Basha e la në rrugë.

I riu u shpreh se ishte kthyer nga Gjermania, për t’i ardhur në ndihmë ish-kryeministrit.

“Jam anëtar i PD-së. Kam qenë i arrestuar. Kam bërë burg. Kemi qenë të gjithë në burgje. Por u tradhtuam nga kryetari i PD, por edhe nga kryetari i FRPD-së. U ktheva nga Gjermania kur Basha mori vendim për të larguar ty. Doktor, të bëj thirrje të bashkosh demokratët. Mos u dekurajoni nga presioni. Të gjithë të rinjtë janë me ty doktor”, tha simpatizanti i Sali Berishës./Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT