“Kam makinë modeste”/ Kandidati për kryetar komune në Kosovë shkon të votojë me “Ferrari”

Rreth 1.9 milion qytetarë me të drejtë vote në Kosovë, mund të zgjedhin sot udhëheqjen e re të 38 komunave të vendit.

Shumë njerëz kanë shkruar për të votuar, por në sy ra kandidati i Nisma-s për kryetar të Podujevës.

Xhemajl Hasani ka shkuar me Ferrari për të votuar. Ai hyri me Ferrari në oborrin e shkollës ku duhet të votonte.

Pak kohë parë Hasani bëri bujë me fjalët e tij në një intervistë, kur u pyet se çfarë automjeti nget.

Dhe si pa të keq, ai u përgjigj: Kam një makinë modeste, Ferrari.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT