‘Keni folur në telefon me…’/ Vangjeli i kujtoi vrasjen e Xhuvanit, nxehet Bardhi: Kush je ti që më akuzon mua?

Debat mes sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe analistit Lorenc Vangjeli për vettingun në politikë. Të ftuar në emisionin “Opinion”, Vangjeli i kujtoi Bardhit vrasjen e ndodhur në Elbasan të Pjerin Xhuvanit, disa ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Por kjo akuzë nuk është pranuar nga Bardhi, i cili i është kthyer se analisti po gënjente publikisht.

PJESË NGA DEBATI:

Vangjeli: Keni folur edhe ju me personin që bëri vrasjen në Elbasan, po kjo nuk iu bën ju… Nuk iu konsideroj ju fajtorë.

Bardhi: Nuk është e vërtetë.

Vangjeli: Keni folur në telefon, e keni pranuar publikisht

Bardhi: Nuk kam pasur asnjë kontakt me të

Vangjeli: Po ju dolët dhe thashë që ishte heroi.

Bardhi: Ti ngrite një akuzë të pavërtetë. Është gënjeshtër.

Vangjeli: Shefi politik ishte ti i atij grupi që ishte si grup kriminal në mes të qytetit

Bardhi: E kishte ngritur Taulant Balla që ti nuk ke guxim t’i përmendësh emrin.

Vangjeli: Unë nuk të thashë që je fajtor për të

Bardhi: Ti gënjeve publikisht. Kush je ti që më akuzon mua?

Vangjeli: Unë jam qytetar.

Më 21 prill, në një nga lagjet e qytetit u vra Pjerin Xhuvani, ekzekutimi i të cilit është ende në hetim. Arbër Paplekaj u vetëdorëzua pas krimit të rëndë te komandanti i forcave RENEA. Ai dorëzoi armën e krimit dhe tha se nuk e dinte nëse kishte vrarë njeri, por që do të priste përfundimin e hetimit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT