Korridor-8/ Shqipëria, Maqedonia e Bullgaria një memorandum i përbashkët që të lobojnë për fonde

Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria kanë nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit në Sofje, për ndërtimin e korridorit të 8. 3 shtetet do të lobojnë për të gjetur financimin e nevojshëm nga institucionet ndërkombëtare.

TIRANË– Është nënshkruar në Sofje memorandumi trepalësh i bashkëpunimit mes Shqipërisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për të promovuar korridorin 8.

Pas nënshkrimit të memorandumit ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se ndërtimi i kësaj infrastrukture, ka rëndësi thelbësore për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor.

“Tashmë me të gjitha projektet që kemi nisur si në fushën e hekurudhave, ashtu edhe në atë të rrugëve, por padyshim edhe porti i ri i Durrësit jemi të sigurtë se ky projekt i madh, ky projekt që përfshin të tre këto vende do të jetë një sukses në të ardhmen.

Kemi diskutuar bashkë me kolegët përsa i përket hapave në të ardhmen dhe kemi rënë dakord që një agjendë e përbashkët për të promovuar korridorin e 8-të si një nga korridoret më të rëndësishme të zhvillimit ekonomik jo vetëm për vendet tona, por edhe për vendet e tjera të rajonit është një domosdoshmëri për agjendat e të tre ministrive të infrastrukturës në të ardhmen”, tha ministrja Balluku. Shqiptarja.com

Back to top button
LAJMET E FUNDIT