Verifikimi i votave/ KQZ nxjerr rezultatin: Nuk pati vjedhje më 25 prill!

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur procesin e rinumërimit të 10 për qind të votave në Qarkun e Shkodrës.

Në këtë proces, që parashikohet nga Kodi Zgjedhor si një tjetër instrument për të shuar pretendimet për rezultatin mes partive, u hapën 36 kuti votimi. Në fund të rinumërimit, të katër partive që ndanë 11 mandatet e Shkodrës iu hoqën vota, ndonëse diferenca me rezultatin e 25 prillit është minimale.

Kështu, Partia Socialiste mori 6 vota më pak nga verifikimi, Partia Demokratike katër vota më pak, Partia Socialdemokrate tre vota më pak dhe LSI një votë më pak.

Për nëntë subjektet e tjera që morën pjesë në zgjedhjet e 25 prillit në këtë qark, përfshirë këtu edhe kandidatin e pavarur Pal Shkambi rezultati i 25 prillit dhe rezultati i verifikimit përputhet 100 për qind.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT