Kriza e shoferëve mund të prekë shumë shpejt Europën, ekspertët japin alarmin: Ka mungesë të mbi 400 mijë shoferëve për kamionë

Ekspertët thonë se mungesa e shoferëve të kamionit që preku Britaninë e Madhe duke çuar në një krizë të hidrokarbureve në këtë vend, nuk është vetëm një problem britanik.
“Brexit” u përcaktua si një nga arsyet kryesore për mungesën e shoferëve të mjeteve të rënda, megjithëse sipas ekspertëve, problemet në industri shkojnë më thellë dhe shtrihen në të gjithë Evropën.
Sipas shoqatës së transportit aktualisht ka një mungesë prej 100,000 shofer në Mbretërinë e Bashkuar.
Megjithatë, Mbretëria e Bashkuar nuk është e vetme kur bëhet fjalë për mungesat e shoferëve, dhe ekspertët paralajmërojnë se pjesë të Evropës Kontinentale gjithashtu mund të përballen me mungesat e tyre shumë shpejt.
“Ne nuk jemi ende në një situatë kaq dramatike dhe dëshpëruese, por mund të vijë,” tha Frank Huster, drejtor i përgjithshëm i Shoqatës Federale për Transportin dhe Logjistikën e Gjermanisë, raporton newsbomb.al.
Është vlerësuar se në të gjithë Evropën, mungesa totale e shoferëve tani tejkalon 400,000 me vendet më të prekura evropiane që janë Polonia, Britania e Madhe dhe Gjermania.
John Manners-Bell, CEO i Transport Intelligence dhe një ekspert në zinxhirët e furnizimit global dhe logjistikën, tha për “CNBC” se industria ka paralajmëruar qeveritë për mungesa për shumë vite.
Paga mesatare për një shofer kamioni në Mbretërinë e Bashkuar është rreth 30,000 euro në vit ndërsa në Gjermani, paga është rreth 41,000 euro në vit sipas Ekspertit të Pagave, megjithëse mund të jetë shumë më e lartë (ose më e ulët) në varësi të përvojës dhe gjithashtu mund të ndryshojnë sipas rajonit, vërejnë ekspertët e transportit.