Kush është ish-ministri me shtëpi në Tiranë e në Lalëz dhe deklaronte se ka 0 pasuri

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Gazment Bardhi i cili flet për propozimin e vettingut të politikanëve, ka treguar dhe rastin e një ministri i cili pavarësisht se kishte dy shtëpi, një në mes të Tiranës dhe një në Gjirin e Lalzit, në deklaratën e pasurisë ka deklaruar se ka 0 pasuri dhe për këtë arsye, vettingu i politikanëve është i domosdoshëm.

Gazmend Bardhi: Një ish-ministër që ka qenë në ministri jo shumë larg përpara kishte shtëpi mes Tiranës, shtëpi në Gjirin e Lalzit. E shoqëronte garda në shtëpinë këtu dhe e regjistronte “e mora ministrin nga filan shtëpi”, “e çova në fundjavë në filan shtëpi”.

Blendi Fevziu: Pse i regjistron garda këto?

Gazmend Bardhi: Po patjetër që i regjistron dhe ministri në deklaratat e veta të pasurisë deklaron se ka 0 pasuri.

Blendi Fevziu: Nuk i kanë në emrin e tyre shtëpitë.

Gazmend Bardhi: Pikërisht pra, nëpërmjet këtij procesi kryeministri nëse e ka në emrin e Gaz Bardhit, do verifikohet si e ka bërë pasurinë Gaz Bardhi sepse Gaz Bardhi quhet person i lidhur.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT