LAJMI FUNDIT/ 8 viktima në 24 orë, numër i lartë infektimesh në raport me testimet

COVID- Ministria e Shëndetësisë njofton se janë kryer 2,115 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 413 qytetarë, ndërsa në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 8 persona.

MSh deklaron se aktualisht janë 7,756 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në spitalet COVID po marrin trajtim 163 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 8 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Shtatë qytetarë nga Tirana të moshave 64- 77 vjeç dhe një qytetar nga Saranda 71 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 341 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 174,620 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (31 Tetor 2021)
Raste të reja ditore 413
Të shëruar në 24 orë 341
Të shtruar në spitale 163
Humbje jete në 24 orë 8
Testime ditore 2,115

Testime totale 1,306,337
Raste pozitive 185,300
Raste të shëruara 174,620
Raste Aktive 7,756
Humbje jete 2,924

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3,896
Fier 882
Durrës 614
Shkodër 513
Elbasan 359
Vlorë 351
Gjirokastër 285
Berat 256
Korçë 195
Lezhë 193
Kukës 127
Dibër 85

Back to top button
LAJMET E FUNDIT