LAJMI FUNDIT/ Sa viktima dhe të infektuar me covid19 u regjistruan sot në Shqipëri

TIRANË – Gjatë 24 orëve të fundit ka patur një rënie të rasteve të reja me covid 19 në Shqipëri. Autoritetet raportojnë se nga 2680 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 444 qytetarë. Numrin më të lartë të infeksioneve vijon ta ketë Tiranë. Kujtojmë se një ditë më parë, në gjithë vendin u regjistruan 629 raste pozitive.
“213 në Tiranë, 25 në Elbasan, nga 19 qytetarë në Vlorë, Kamëz, Durrës, 17 në Fier, 16 në Lushnje, 15 në Krujë, 10 në Vorë, nga 8 qytetarë në Berat, Shkodër, nga 7 qytetarë në Lezhë, Gjirokastër, nga 6 qytetarë në Devoll, Tropojë, 5 në Mat, nga 4 qytetarë në Kurbin, Mallakastër, nga 3 qytetarë në Peqin, Kuçovë, Sarandë, Has, nga 2 qytetarë në Roskovec, Përmet, Memaliaj, Korçë, Dimal, Gramsh, nga 1 qytetar në Poliçan, Skrapar, Kolonjë, Dropull, Delvinë, Himarë, Patos, Dibër, Shijak, Mirditë, Kukës, Pukë”
Ministria e Shëndetësisë raporton se 4 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me virusin vdekjeprurës, duke e çuar në 2 874 numrin total të viktimave që nga fillimi i pandemisë.
“Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 4 qytetarë: një qytetare nga Puka 67 vjeçe, një qytetar nga Patosi 73 vjeç, një qytetare nga Lushnja 79 vjeçe, një qytetar nga Lezha 82 vjeç”
Situata në spitale
Janë 7032 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 164 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar.
Të shëruar
Janë shëruar 315 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 171,790 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (24 Tetor 2021)
Raste të reja ditore 444
Të shëruar në 24 orë 315
Të shtruar në spitale 164
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 2680
Testime totale 1,283,321
Raste pozitive 181,696
Raste të shëruara 171,790
Raste Aktive 7032
Humbje jete 2,874
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3495
Fier 882
Durrës 733
Shkodër 471
Elbasan 303
Gjirokastër 210
Korçë 200
Berat 184
Lezhë 179
Vlorë 163
Kukës 136
Dibër 76
Gazeta SHQIP