LAJMI FUNDIT/ Sërish numër i lartë vdekjesh nga covid, sa viktima dhe të infektuar u regjistruan sot

TIRANË – Situata e covid në vendin tonë vijon të jetë shqetësuese. Ministria e Shëndetësisë raportoi se 24 orët e fundit në Shqipëri e kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit 7 qytetarë, një më pak se dje.
“Sa i përket rasteve fatale, nuk mundën që t’i shpëtojnë sëmundjes 7 qytetarë: një qytetare nga Saranda 27 vjeçe, katër qytetarë nga Tirana të moshave 44-80 vjeç, një qytetar nga Librazhdi 62 vjeç, një qytetare nga Berati 82 vjeçe”
Ministria e Shëndetësisë në raportimin ditor të rasteve njofton gjithashtu se nga 4249 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 629 qytetarë.
“Rastet pozitive u konfirmuan në këto bashki: 269 në Tiranë, 41 në Fier, 34 në Durrës, 27 në Vlorë, nga 26 qytetarë në Kamëz, Elbasan, 21 në Korçë, 15 në Shkodër, nga 13 qytetarë në Gjirokastër, Lushnje, nga 12 qytetarë në Berat, Patos, 10 në Mallakastër, nga 9 qytetarë në Sarandë, Vorë, Lezhë, 8 në Gramsh, 6 në Himarë, nga 5 qytetarë në Kukës, Krujë, Bulqizë, Tepelenë, Pogradec, 4 në Tropojë, nga 3 qytetarë në Kurbin, Kuçvë, Peqin, nga 2 qytetarë në Poliçan, Skrapar, Kolonjë, Devoll, Përmet, Konispol, Delvinë, Divjakë, Mat, Kavajë, Vau i Dejës, nga 1 qytetar në Has, Mirditë, Shijak, Rrogozhinë, Roskovec, Dropull, Memaliaj, Belsh, Librazhd”
Situata në spitale
Ndërkohë, janë 6,907 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 153 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar.
Të shëruar
Po ashtu, janë shëruar 441 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 171,475 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (23 Tetor 2021)
Raste të reja ditore 629
Të shëruar në 24 orë 441
Të shtruar në spitale 153
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 4249
Testime totale 1,280,641
Raste pozitive 181,252
Raste të shëruara 171,475
Raste Aktive 6907
Humbje jete 2,870
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3420
Fier 869
Durrës 746
Shkodër 466
Elbasan 277
Gjirokastër 209
Korçë 204
Berat 175
Lezhë 173
Vlorë 158
Kukës 136
Dibër 74
Gazeta SHQIP