LAJMI I FUNDIT/ Qytetari dhunon kryetarin e bashkisë, policia jep detajet e para

SELENICË – Policia ka vënë në pranga një 57 vjeçar, pasi ka dhunuar fizikisht kryetarin e Bashkisë Selenicë, Pëllumb Binaj, 66 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku Pellat Bonaj, 57 vjeç, ka goditur për shkak të detyrës kryetarin e bashkisë.

Sipas informacioneve, debati ka ndodhur për linjën e furgonave Selenicë-Vlorë.

“Specialistët për Hetmin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë arrestuan në flagrancë shtetasin P. B., 57 vjeç, banues në lagjen “Lirim”, Vlorë, pasi mbrëmjen e djeshme, dyshohet se ka goditur për shkak të detyrës shtetasin P. B., 66 vjeç, me detyrë Kryetar në Bashkinë Selenicë”, njofton policia.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT