‘Lapidar abuzimi me faktin që uji është jetik’! Rama ‘shuplakë’ Lelit: ‘Kampione’ humbjesh, bashkia e Vlorës

Detyrimet e akumuluara të ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve rezultojnë të jenë në vlerën 20.37 miliardë lekë ose 160 mln euro. Borxhet më të mëdha i ka ujësjellësi i Durrësit dhe i Vlorës përkatësisht 6.43 mld dhe 2.18 mld lekë. Mesditën e sotme kryeministri Edi Rama i ka mbledhur kryetarët e bashkive të vendit duke u bërë një “dush të ftohtë” për situatën e krijuar.

Kryeministri shënjestroi bashkinë e Vlorës gjatë fjalës së tij si kampione me 78.9% humbje dhe të Kavajës me vetëm 31% arkëtime. Por jo vetëm kaq. Kreu i qeverisë u shpreh se në armatën e njerëzve që janë të punësuar në sektorin e ujësjellësave ndodhen edhe persona që nuk janë fare në Shqipëri, por jashtë vendit.

“Në rreshtin mes nesh janë ata që e kanë shoqëruar këtë proces investimesh në ujësjellës. Këtu kam një tabelë për investimet e bëra nga qeveria shqiptare nga viti 2014 dhe të vendosura aktualisht deri në vitin 2013 ku hyjnë fondet e buxhetit të shtetit dhe fondet e akorduara nga partnerët të cilat ju kujtoj që janë kredi që duhen paguar. Shuma që këto dy detyrime që qeveria shqiptare ka vënë në dispozicion është mbi 1 mld euro. Që të jemi të saktë, mbi është faktikisht 1 mld e afro 200 mln euro. Këtu kam tre pyetje për ju si kryetarë bashkish.

Rritja e investimeve nuk mund të përkthehet në rritje të humbjeve. Duhet të përputhet me një ulje të humbjeve dhe sens përgjegjësie për atë gropë që i është hapur mu në zemër këtij shteti nga keqadministrimi i ujit për 30 vite që nuk mbyllet dot menjëherë por në nivelin e administrimit nuk po jep shenja që nuk ka tendencë të zgjerohet. Kam listën këtu dhe nuk po hyj t’i marr me radhë. Kampioni bashkia e Vlorës, 78.9% humbje. Si një lapidar abuzimi me faktin që uji është jetik dhe nuk është një mall që mund të trajtohet si çdo tjetër. Si mund të vazhdojë kështu kjo histori? Si mundet që këta drejtorë ujësjellësish të jenë akoma në punë dhe numri i të punësuarve është sa një armatë”, tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT