LIVE/ Kriza energjitike, Rama prezanton planin e masave: Me reformën, çmimi u ul nën koston e prodhimit për të mbrojtur konsumatorët

Kryeministri Rama ka dalë në një konferencë të posaçme për shtyp në lidhje me krizën energjetike që pritet të përjetojë vendi dhe rajoni përmes të cilës prezantoi planin e qeverisë për të gjithë shtresat e qeverisë.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se qeveria do të ketë në fokus të gjithë qytetarët dhe specifikisht familjet në nevojë dhe biznesin e vogël.

Kreu i qeverisë deklaroi gjatë një dalje për mediat theksoi se çmimi ynë i energjisë elektrike nuk është çmimi real, por një çmim i kontrolluar nga shteti.

“Dikush po thotë se 8 vjet më parë i paskemi pasur pagat më të larta dhe sot jemi të fundit, po faktet nuk janë opinione dhe tabela e pagave flet ndryshe. 8 vjet më parë kemi qenë të fundit, të tjerë thotë se i kemi braktisur njerëzit në nevojë dhe që kemi rritur energjinë elektrike, faktet nuk janë opinione. Të rrisësh pagat përtej mundësive, logjikë e Sudes! Me reformën tonë të energjisë, çmimi u ul nën koston e prodhimit për të mbrojtur konsumatorët”, tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT