“Llumi i qeverisjes së PD”/ Basha zbulon se për kë i kishte këto fjalë

Pas takimit me ministren britanike, kryetari i Partisë Demokratike, foli për gazetarët në dalje të selisë blu, ku foli për shprehjen e thënë “llumi i qeverisjes së PD”.

I pyetur nga gazetarët ai tha se këto janë thashetheme të shtrembëruara që i shërbejnë Edi Ramës.

“Fraza të dala indirekt dhe nga këto shkallë janë shpifje që i shërbejnë Edi Ramës. Padiksutim që ka pasur llum këto 30 vite tranzicion, e po ashtu edhe në PD, një pjesë e kemi pastruar, një pjesë nuk kemi mundur ta pastrojmë.

Njerëz që pastrojnë para, njerëz që kanë frikë nga gjëmat e tyre, e që janë shantazhuar nga Edi Rama dhe e kanë promovuar atë.

Njerëz që përdorin këto para për të shantazhuar PD e që pastaj akuzojnë kryetarin e PD se po u bën presion demokratëve kjo është e ulët,” tha Basha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT