“Lufta e madhe Berisha-Basha”/ Analisti paralajmëron: Mund të ketë një skenar për përplasje me armë

Analisti Frrok Çupi nga studio e “Breaking” u shpreh se turet e Berishës me bazën nuk përbëjnë më lajm, por ai e cilësoi si shqetësuese faktin se në krah të tij po shfaqen ato që kanë qenë si shtetarët e lartë, të njohur si kolona e sigurisë.
Ai përmendi këtu mbështetjen që po i japin ish-presidenti Bujar Nishani dhe ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli.
“Kolona e sigurisë, është me Berishën, Mos kemi të bëjmë me një organizatë të lidhur me njeri-tjetrin. Mos harrojmë se SHBA ka interesa në Ballkan. Problemi është shumë i madh kolona e shtetit, e sigurisë, si Nishani, Topalli, e këtu shqetësimi është se po destabilizohet Ballkani”, tha Çupi.
Ai e cilësoi si shumë shqetësuese situatën brenda PD-së, duke paralajmëruar përplasje të forta dhe nxjerr një skenar që mund të shkojë dhe armë brenda demokratëve. “Kemi të bëjmë me një luftë të madhe brenda PD-së. Kam frikë se mund të ketë një skenar për përplasje me armë”, theksoi Çupi. Ai gjithashtu deklaroi se PD-ja është si një parti e dhënë me qira nga Berisha, duke ia lënë drejtimin Bashës apo ndonjë tjetri, pra nuk ka një PD të demokratëve.