“Luli e ka nderuar Nokën duke e shkarkuar”/ Topalli: Dhe pak kohë do ketë vulën, Kuvendi i PD do ia heqë bashkë me karrigen

Ish nënkryetarja e PD Jozefina Topalli ka reaguar sërish sot ndaj vendimit të Luzlim Bashës për të shkarkuar Flamur Nokën nga nënkryetar i komisionit parlamentar të Sigurisë.

Teksa e ka cilësuar vendimin personal, Topalli deklaron se ai Basha do të vijojë shkarkimet deri në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD, pastaj do të humbë bashkë me vilën dhe karrigen e kryetarit.

Postimi i Topallit:

Luli paska perjashtur prap me vendim personal sonte ne darke .

Kesaj here rradhen e kishte Flamur Noka, qe eshte rritur ne Partine Demokratike.

E paska shpallur armik te brendshem! Ne fakt e paska nderuar Flamurin.

Shoku Enver bente mbledhje byroje ne raste te tilla.

Dmth kur anetaresia e Partise eshte ngritur per te hequr Lulzimin, ky i fundit shkarkon Noken.

Edhe per pak kohe do kete vulen. Gjate ketyre diteve do shpall edhe perjashtime te tjera… deri kur Kuvendi Kombetar do i heq edhe vulen bashke me karrigen Lul Vules./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT