Maqedoni, 83 persona të armatosur duan të prishin zgjedhjet, 4 bien në pranga për blerje votash, iu gjenden 2 mijë euro

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut po zhvillohen me disa probleme dhe tentativa për blerje votash.

Policia maqedonase arrestoi katër persona të dyshuar për blerje votash në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se ndalimi i tyre u bë në lagjen në lagjen Dracevë të Shkupit, ku thuhet se i kapën duke u shpërndarë para në këmbim të votës. Personave iu konfiskuan 2000 euro. “Të ndaluarit akuzohen për veprën penale ‘ryshfet në zgjedhje dhe votim’. Cështja i kaloi Prokurorisë publike për procedim të mëtejmë”, thuhet në njoftim.

Po kështu është prangosur dhe një person tjetër në qytetin e Prilepit për kërcënim ndaj një kandidati për kryetar të komunës. I ndaluari i moshës 21-vjeçare u dënua me procedurë urgjente me tetë ditë burgim. Të drejtën e votës në këto zgjedhje e kanë shfrytëzuar tashmë të burgosurit, të moshuarit me sëmundje kronike, personat me invaliditet si dhe të infektuarit me koronavirus.

Ad by Valueimpression
Prokuria jep alarmin: 83 persona të armatosur

Në njoftimin për media, të Prokurorisë Themelore Publike janë paraqitur parregullsi gjatë procesit të sotëm zgjedhor.

Një nga rastet e paraqitura është se sot në orën 9:04 paradite, Shtabi Operacional ka marrë një njoftim nga Ambasada Amerikane, duke informuar se një person nga një parti politike, një ditë më parë, u është drejtuar duke thënë se 83 persona të cilët janë dënuar në mënyrë të përsëritur për vepra penale e të cilët ndodhen në liri, kanë marrë armë zjarri për të penguar procesin zgjedhor, transmeton Alsat.

Ad by Valueimpression
Më tej në komunikatë thuhet edhe se një person tjetër – një autor i njohur i veprave penale posedon armë dhe se ditën e zgjedhjeve ai do të kryejë vepra penale me të cilat do të rrezikojnë jetën e qytetarëve – anëtarë të një partie politike.

Të gjitha rastet po verifikohen nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Maqedonia e Veriut zgjedh këtë të djelë kryetarët e 80 komunave dhe këshillave komunalë, si dhe kryetarin e Shkupit, që është njësi e veçantë e pushtetit lokal. Në garë janë 10,653 kandidatë të partive politike, koalicioneve si dhe kandidatë të pavarur. Gara kryesore zhvillohet mes dy blloqeve politike, LSDM-së dhe BDI-së që janë në pushtet, dhe partive opozitare VMRO-DPMNE, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT