“Me demokratët e Mamurrasit marrim qeverinë”/ Militanti: Berisha na prij, ta fshijmë Edi Ramën nga pushteti

Një nga pjesëmarrësit në takimin e Dibrës i ka kujtuar Berishës një deklaratë të hershme të tij të vitit 1998 se “me demokratët e Mamurrasit ai mund të rrëzonte kur të donte qeverinë e PS.

“Doktor, ke thënë dikur se me 60 demokratë të Mamurrasit rrëzon qeverinë e PS. Tani na prij, do kesh pas 500 demokratë dhe të marshojmë në Tiranë e të fshijmë Edi ramën nga qeverisja. Na prij doktor”, ka kërkuar militanti në “Foltoren” e Dibrës.

Berisha, ndonëse e ka miratuar duke qeshur kërkesën e tij, nuk është përgjigjur, pasi per hir te se vertetes pas kesaj deklarate qendroi dhe 6 vite te tjera ne opozite bashke me PD./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT