Meta si ultras i Celtic, BBC i bën jehonë prezencës së presidentit në “Celtic Park”

Presidenti i vendit Ilir Meta ka udhëtuar sot drejt Glasgoë-t për të ndjekur nga shkallët e stadiumit “Celtic Park” përballjen ndaj Ferencvarosit.
Kreu i shtetit shqiptar ka shfrytëzuar rastin për t’u takuar edhe me ish kapitenin e Kombëtares Shqiptare,Rudi Vata dhe djalin e tij Rocco Vata, i cili aktualisht luan për Celtic U17.

Por prania e Metës në stadium ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave të huaja, pasi prestigjozja BBC ka postuar një foto të kreut të shtetit shqiptar, duke e shoqëruar me mbishkrimin “Aprovimi presidencial”, duke shtuar sqarimin se presidenti Meta ishte në shkallët e“Celtic Park” për të ndjekur ndeshjen.