“Mirë se vini në shkollën shqipe”, hapet një klasë e re për fëmijët shqiptarë në Zvicër

Në Baar të Kantonit Zug hapet klasë e re për mësimin e gjuhës shqipe të fëmijëve shqiptarë. Kjo është klasa e dytë që hapet në këtë kanton, pasi javë më parë është hapur dhe një tjetër në Chem, Zvicër.

Në klasën e re shqipe, mësuese është Minire Azemi, ndërkaq nga kjo javë pritet që të bashkohen dhe nxënës të tjerë. Po ashtu janë dhuruar dhe tekstet shkollore të dërguara nga Qendra e Botimeve për Diasporën dhe të shpërndara nga Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Bernë.

Ambasada, i uron suksese të mëtejshme nxënësve dhe mësueses Minire Azemi!

248447099 1988513947986050 1910027008791258937 n

Back to top button
LAJMET E FUNDIT