“Në 1 vit Shqipëria prodhon 1.5 milion ton naftë dhe konsumon 0.6 milion ton, edhe drita prodhon 8.5 milion MWh dhe konsumon 7.5 milion MWh”

Aktivisti Endri Shabani, shkruan për rritjen e çmimit të energjisë dhe kraburanit në vendin tonë. Ai publikon disa shifra, sesa energji dhe naftë prodhon Shqipëria dhe sa harxhon respektivisht në të dyja kategoritë.
Shkruan Endri Shabani:
Ne nje vit Shqiperia prodhon rreth 1.5 milion ton nafte dhe konsumon rreth 0.6 milion ton.
Shqiperia prodhon deri ne 8.5 milion MWh energji elektrike dhe konsumon mesatarisht 7.5 milion MWh
Ne eksportojme nafte, gaz, energji elektrike, uje, krom, baker dhe shume burime te tjera natyrore.
Nese cmimet ne bursat nderkombetare te ketyre produkteve rriten, ne si vend duhet te perfitonim me teper, pasi do shisnim me shtrenjte.
Por jo, kryeministri na paralajmeron per kohera te veshtira, se medemek qenkan rritur cmimet e energjise ne bote (?!)
Do ishte me e sinqerte nese Rama do thoshte troc se rritja e cmimeve nuk vjen nga bursat ne bote, por nga fitorja e zgjedhjeve ne Shqiperi.
Nuk ka mbetur njeri pa e kuptuar se ai qeveris me nje grup oligarkesh, me te cilet vjedh Shqiperine per te fituar zgjedhjet, dhe fiton zgjedhjet per te vjedhur Shqiperine.