Në “Foltoren” e Elbasanit, Berisha trego “dramën” që pa në Gjirokastër: Sapo dola nga hoteli pash vargun…

Ish kryeministri Sali Berisha po mban fjalën në “Foltoren” në Elbasan.
Berisha gjatë fjalës së tij ka folur për takimin që pati në Gjirokastër dy ditë më parë. Ai tha se pasi kishte pushuar në një holet, pa se në atë rrugë ishin mbyllur me dhjetëra dyqane.
Sipas tij Edi Rama e ka çuar Shqipërinë në varfëri dhe mjerim.
“Vij në këtë foltore më i motivuar se kurrë. Për tu dëshmuar qytetarëve bashkërisht se ne jo vetëm jemi njerëzit, qytetarët të idealve fisnike, por jemi në këmb më të vendosur se kurrë në piedestalin që meritojnë. Sot një thirrje e brendshme e çdo demokrati. Të ngrihemi të bashkohemi të hapemi që ti japim përgjigjen më të merituar kësaj situate dramatike të krijuar nga vendosja në Shqipëri e regjimit.
Edi Rama dhe regjimi i tij ka katandisur Shqipërinë e Shqiptarët në delen e zezë të Ballkanit dhe Europës. Në një vend pa shpresë nga i cili të rinjtë ikin dhe vetëm ikin. Isha në Gjirokastër në një mjedis zjarrtë, ai entuzisëm ishte aty brenda, por jo jasht.
Ndërsa po shëtisja në qytet ishte dëshpëruese gjendja. Dola nga një hotel i zoti i tij dhe familja kishin bërë gjithçka për të përfaqësuar me dinjitet punën, por sa dilje nga hoteli ishte i pafund vargu i dyqaneve të mbyllura. Fola për Gjirokastrën porn ë fakt kështu janë të gjitha” tha Berisha ndër të tjera.