Një tank me emrin “Kacifas” shfaqet në stërvitjen e madhe të ushtrisë greke (VIDEO)

Greqia ka zhvilluar një stërvitje ushtarake ndërdisiplinore me trupat “IRIS – 2021”.

Në këtë stërvitje ka marrë pjesë edhe një tank, në të cilin ishte shkruar emri “Kostandinos Kacifas”, referuar ekstremistit nga fshati Bularat që u vra gjatë dyluftimit me forcat e RENEA-s.

Skenari i stërvitjes së ushtrisë greke përfshinte operacione mbrojtëse dhe sulmuese. Në veçanti, fillimisht u ekzaminua një aksion mbrojtës për ndalimin e forcave të infiltruara të Këmbësorisë së Motorizuar (M/K) dhe më pas një aksion agresiv për identifikimin dhe eliminimin e të infiltruarve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT