Nokës nuk i del e keqja: Pengu po “lufton” Ramën duke përjashtuar dhe përçarë demokratët

Flamur Noka është një nga deputetët e Partisë Demokratike që ka dalë hapur kundër vendimeve personale të kryetarit Lulzim Basha.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, deputeti Noka shkruan se Basha po lejon “mbretërimin” e kryeministrit Edi Rama duke përjashtuar dhe përçarë demokratët.

“Me gojë e thotë që qëllimi është rrëzimi i Ramës ,ndërkohë ky i fundit vazhdon të mbretërojë i qetë në pushtet për 12 vjet.

Me vepra  pengu i tij po e “lufton “atë duke  përjashtuar dhe  përçarë demokratët”, shkruan Flamur Noka./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT