“Paratë mbaruan”/ Bledi Mane: Kur Basha sulmon oligarkët, përfiton Erion Isufi

Gazetari Bledi Mane deklaroi në emisionin “Zona Zero” në Top News, se njeriu që përfiton vazhdimisht pasi Lulzim Basha sulmon oligarkët, është kunati i tij, Erion Isufi.

Sipas Manes, kryetari i PD po sulmon oligarkët, pasi siç duket i kanë mbaruar paratë, edhe për shkak të zgjedhjeve.

“Erion Isufi, vëllai i gruas së Bashës, është përfituesi pas këtyre deklaratave. Kur Basha flet për oligarkët është një alarm sos:  Ejani se paratë më mbaruan. Është deklarata e parë pas zgjedhjeve, siç duket arka e Bashës ka mbetur bosh. Në këtë rast faji është i dyanshëm, i politikës dhe oligarkëve”, deklaroi Bledi Mane në Top News./Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT